Lojtari më i mirë në botë: Po qaj duke menduar për familjen dhe miqtë, ju lutem ndaluni! - Gazeta Express
string(85) "lojtari-me-i-mire-ne-bote-po-qaj-duke-menduar-per-familjen-dhe-miqte-ju-lutem-ndaluni"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2022 14:38

Lojtari më i mirë në botë: Po qaj duke menduar për familjen dhe miqtë, ju lutem ndaluni!

Sporte tjera

Gazeta Express

25/02/2022 14:38

Oleksandr Kostyliev, më mirë i njohur si “s1mple” ka bërë postime prekëse për situatën kaotike që po mbretëron në Ukrainë.

Lojtari më i mirë në botë i lojërave online, respektivisht i CS:GO e ka shprehur frikën e tij për familjen, për miqtë dhe për krejt familjen e tij në Ukrainë.

Përmes rrjeteve sociale, respektivisht “Twitterit”, ai po e shfaq ankthin që e ka nga frika se mund t’ju ngjajë më e keqja, sidomos familjarëve, shkruan “Gazeta Express”.

Me nofkën në Tëitter “Sasha”, ai aktualisht gjendet në një turne në Poloni, ndërsa thirrja e tij është për paqë.

“Jam duke qarë duke menduar për familjen dhe për miqtë e mi në Kiev. Jam ‘me fat’ që nuk jam në shtëpi, por nuk mund ta imagjinoni se sa do të doja të isha aty. Nesër dua të mendoj vetëm për garën. Ne kemi nevojë për mbështetje. Të lutem na ndihmoni, unë nuk mundem më”, ka shkruar ai.

Shumë sportistë nga mbarë bota i kanë dhënë mbështetje Ukrainës dhe kanë kërkuar nga Rusia që t’i ndal sulmet ushtarake ndaj këtij vendi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement