Loredana në “Grande Fratello”?/ Shokon Andi Vrapi: Jozi do bëjë këngë italisht të kapë… - Gazeta Express
string(81) "loredana-ne-grande-fratello-shokon-andi-vrapi-jozi-do-beje-kenge-italisht-te-kape"

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2025 18:39

Loredana në “Grande Fratello”?/ Shokon Andi Vrapi: Jozi do bëjë këngë italisht të kapë…

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2025 18:39

“Për sa kohë në nominimin e kaluar doli Krisa dhe as Livia, as Loredana dyshoj që kemi të bëjmë me eliminim”

Iftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Andi Vrapi për të komentuar banorët e “Big Brother VIP4”. Lidhur me aludimet e nominimit më të fundit, Andi u shpreh:

“Vetëm fakti që pyetja është kë preferoni më shumë është indicie që s’kemi të bëjmë me eliminim, por me diçka tjetër. Për sa kohë në nominimin e kaluar doli Krisa dhe as Livia, as Loredana dyshoj që kemi të bëjmë me eliminim. Më shumë me surprizë. Do jetë diçka shumë interesante”.

Por jo vetëm kaq, pasi Vrapi hodhi aludimet se Loredana mund të shkojë te “Grande Fratello”.

“Loredana mendoj shkon në Grande Fratello. Pyetja është kë preferoni më shumë, ajo ka qenë aktive, i është shtuar mbështetja në rrjet. Mendoj që Loredana ka më shumë shanse të dalë e preferuara e votuesve dhe të presë biletën për në Itali. Jozi do bëjë këngë italisht do kapë tregun italian”, tha Andi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement