Loriana Kuka eliminohet herët nga “Jerusalem Masters 2022” - Gazeta Express
string(56) "loriana-kuka-eliminohet-heret-nga-jerusalem-masters-2022"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/12/2022 12:30

Loriana Kuka eliminohet herët nga “Jerusalem Masters 2022”

Sporte tjera

Gazeta Express

22/12/2022 12:30

Loriana Kuka i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në “Jerusalem Masters 2022”.

Xhudistja kosovare është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës prestigjioze që po mbahet në Izrael, shkruan “Gazeta Express”.

Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Loriana u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Kështu, merr fund përvoja e Kosovës në këtë garë, me ç’rast Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë e Laura Fazliu me atë të argjendtë, kurse Nora Gjakova dhe Loriana Kuka mbetën pa medalje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement