Loriana Kuka eliminohet nga Botërori i xhudos me diskualifikim - Gazeta Express
string(62) "loriana-kuka-eliminohet-nga-boterori-i-xhudos-me-diskualifikim"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/10/2022 10:54

Loriana Kuka eliminohet nga Botërori i xhudos me diskualifikim

Sporte tjera

Gazeta Express

11/10/2022 10:54

Loriana Kuka është eliminuar nga Kampionati Botëror i xhudos.

Garuesja kosovare i dha fund kësaj eksperience pasi u ndal në rrethin e tretë nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Më saktësisht, Loriana u diskualifikua nga gara pasi e preku me kokë tatamin gjatë një aksioni dhe ky veprim vlerësohet i rrezikshëm dhe është i palejuar, shkruan “Gazeta Express”.

Loriana, e mllefosur u largua dhe këtu mori fund ambicia e saj për të fituar medalje botërore.

Garuesja kosovare deri në kategorinë 78 kilogramë e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti izraeliten Inbar Lanir.

Xhudistja e lindur dhe e rritur në Zvicër ishte garuesja e katërt e Kosovës që mori pjesë në Kampionatin Botëror, i cili po mbahet në Uzbekistan.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Laura Fazliu dhe Flaka Loxha u eliminuan herët. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement