Për mbështetje të familjeve dhe qytetarëve të Koçanës organizohen donacione, kurse Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE harxhon 400.000 euro për anketa dhe matje të rejtingut të Mickoskit – thonë nga LSDM-ja duke adresuar kritika lidhur me tenderin e ri – furnizimi me softuerin për vlerësimin e ndikimit mediatik. Socialdemokratët thonë se mjetet e tenderit duhet të shkojnë për Koçanën.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
“Si dëshiron t`i selektojë mediat Qeveria e DPMNE-së, si pozitive, negative apo neutrale, çfarë do të ndodh nëse raportojnë negativisht, do të ndëshkohen, do të heshten?
Qeveria manifeston pandjeshmëri dhe harxhime të kota në kohën kur qytetarët mezi mbijetojnë dhe janë në pikëllim kolektiv.
LSDM-ja kërkon urgjentisht të shfuqizohet tenderi për “softuer për ndikime mediatike” dhe tenderi për anketa.
Këto para, bashkë me 400.000 eurot për anketa t`u jepen si ndihmë familjeve dhe qytetarëve të Koçanës.
Tani është koha për solidaritet dhe përgjegjësi, e jo për matje të rejtingjeve dhe propagandës”