Mijëra punëtorë janë lënë pa paga nga ana e qeverisë. Edhe pse kanë kaluar javë nga afati ligjor, punëtorët në institucionet shtetërore ende nuk i kanë marrë pagat. Nuk bëhet fjalë vetëm për të punësuarit në kulturë, por edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – as këta nuk kanë marrë pagë, thonë nga LSDM.
“Deri këtu e kanë sjellë vendin VMRO-DPMNE – nuk flasim më për zhvillim ekonomik, por për pyetjen nëse qeveria do të mund të përmbushë detyrimin më themelor – pagesën e rrogës së fituar me punë!”
Kjo nuk është vetëm një skandal, por edhe një shkelje e të drejtave bazë të punëtorëve, rrënim i dinjitetit të tyre dhe një tjetër dëshmi e paaftësisë totale të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE.
Kjo është kulmi i neglizhencës dhe poshtërimit të punëtorit maqedonas. Një mospërkujdesje totale e pushtetit ndaj punëtorëve.
Pyesim – kush do të mbajë përgjegjësi?
Paga nuk është shpërblim – ajo është një e drejtë ligjore dhe e garantuar.
Ndërkohë që funksionarët e qeverisë shpërdorojnë me papaja, mango dhe luks, punëtori jeton me thërrime dhe mezi arrin fundin e muajit. Në këto dhjetë muaj, jeta e mijëra familjeve është kthyer në mbijetesë nga muaji në muaj. Standardi i jetesës është në nivel historikisht të ulët, çmimet dhe faturat rriten, ndërsa qeveria refuzoi çdo kërkesë për rritje të pagave. Punëtori maqedonas është më i nënvlerësuari në rajon.
Kërkojmë pagesën urgjente të të gjitha pagave të papaguara. Punëtorët nuk janë statistikë – ata janë shtylla e shoqërisë dhe puna e tyre, dinjiteti i tyre duhet të respektohen”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...