string(71) "lsdm-truproja-e-mickoskit-u-dha-informacione-sekrete-njerezve-ne-gercec"

LSDM: Truproja e Mickoskit u dha informacione sekrete njerëzve në Gërçec!

Maqedoni

Gazeta Express

01/04/2025 11:25

Nga LSDM thonë se ka dyshime se njerëzit më të afërt Hristijan Mickoskit janë në koordinim me, siç thonë ata, “botën e krimit”, përcjell TV21. Nga LSDM thonë se Angel Samarkov, sigurim i Mickoskit, u ka dhënë informacione personave të caktuar në Gërçec, pyesin nëse i njëjti është dërguar për të përcjellë informacione, sepse theksojnë se ai personalisht sipas përgjegjësive të tij nuk ka qasje në të dhëna konfidenciale.

“Sigurimi i Mickoskit është i përbërë nga kriminelët më të mëdhenj në vend, të cilët ai personalisht i ka përzgjedhur për ato pozita. Këtu shtrohet pyetja:

Lexo Edhe:

A është ai personalisht i përfshirë dhe a i drejton proceset kriminale në vend? Vetëm pak muaj më parë, shefi i tij i sigurimit rrahu zyrtarin e policisë dhe pengoi aksionin e policisë kundër drogës – një ngjarje që Ministria e Brendshme u përpoq ta mbulonte.

Dje, zgjedhja e tij personale për sigurimin, Angel Samarakov, u kap duke u dhënë sekrete zyrtare njerëzve nga Gërçeci. Ministria e Brendshme tentoi të fshihte skandalin gjatë gjithë ditës, por nën presionin e mediave që mësuan të vërtetën, u detyruan të dalin me informacione për publikun”, thonë nga LSDM.