Lucas Hernandez reagon pas akuzave për trafikim të qenieve njerëzore - Gazeta Express
string(68) "lucas-hernandez-reagon-pas-akuzave-per-trafikim-te-qenieve-njerezore"

Sport

Gazeta Express

21/01/2026 20:21

Lucas Hernandez reagon pas akuzave për trafikim të qenieve njerëzore

Sport

Gazeta Express

21/01/2026 20:21

Ylli i PSG-së, Lucas Hernandez, dhe bashkëshortja e tij kanë reaguar pas akuzave të një familjeje kolumbiane për trafikim të qenieve njerëzore dhe punë të paligjshme.

Familja pretendonte se kishte punuar për çiftin midis shtatorit 2024 dhe nëntorit 2025 pa status ligjor, duke akuzuar Hernandez dhe bashkëshorten e tij për keqtrajtim dhe mospagim.

Në një deklaratë të përbashkët, çifti mohoi të gjitha akuzat:
“Ne hapëm shtëpinë dhe jetën tonë për njerëz që u prezantuan si miq, kërkuan mirësinë tonë dhe për të cilët kishim dashuri të sinqertë. Ky besim është tradhtuar.”

Hernandez vazhdon aktivitetin me PSG-në, ndërsa çështja ligjore pritet të ndjekë rrugën e saj përmes institucioneve përkatëse. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement