Lul Berisha del para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta - Gazeta Express
string(88) "lul-berisha-del-para-gjykates-ne-spanje-mos-me-ekstradoni-ne-shqiperi-me-rrezikohet-jeta"

Gazeta Express

02/07/2024 15:12

Lul Berisha del para gjykatës në Spanjë: Mos më ekstradoni në Shqipëri, më rrezikohet jeta

Gazeta Express

02/07/2024 15:12

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha ka dalë para gjykatës në Spanjë dhe kërkoi që të mos ekstradohet në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta për shkak të shkuarës kriminale. Shqipëria kërkon ekstradimin e Lul Berishës për vrasje.

Ish-kreu i bandës së Durrësit u arrestua në vitin 2006 dhe më pas u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda të asaj kohe. Ai akuzohej për 10 vepra të rënda penale, përfshirë disa vrasje mes viteve 1998 dhe 1999 si dhe ngjarje të tjera kriminale. Edhe Apeli e la në fuqi të njëjtin vendim, por në vitin 2014 Gjykata e Lartë rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm dhe e dënoi Lul Berishën me 25 vite burg. Pasi qëndroi vetëm 10 vite në qeli, duke e konsideruar si një të dënuar shembullor, shkalla e parë e liroi.

Lexo Edhe:

Ky vendim u mbështet edhe nga Apeli. Për lirimin e tij u siguruan raporte mjekësore, raporte për sjellje të mirë, madje edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i doli si garantues, duke i siguruar edhe një vend pune.

Por nga ana tjetër ishte Gjykata e Lartë e cila në vitin 2021 vendosi rikthimin e tij në burg. Jo vetëm kaq, por Lul Berisha ka edhe çështje të hapura në Prokurorinë e Posaçme. SPAK në vitin 2020 e shpalli në kërkim për krime të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura vetëm tre vite më parë. Konkretisht ai kërkohet për vrasjen e Klodian Saliut, vrasje e ndodhur në vitin 2005 e zbardhur nga dëshmia të penduarit të drejtësisë Luftar Reçit.