string(112) "lulzim-basha-me-pensionistet-ne-laprake-nuk-do-kete-ilac-qe-do-hyje-ne-shqiperi-ndryshe-nga-ilacet-nderkombetare"

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 12:00

Lulzim Basha me pensionistët në Laprakë: Nuk do ketë ilaç që do hyjë në Shqipëri ndryshe nga ilaçet ndërkombëtare

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 12:00

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me pensionistët në zonën e Laprakës në Tiranë, ku iu përgjigj pyetjes së një qytetari lidhur me ilaçet jo të sigurta që hyjnë në Shqipëri. Basha theksoi se një nga masat që do të merren për të siguruar shëndetin e qytetarëve është homologimi i ilaçeve shqiptare me ato europiane dhe ndërkombëtare.

“Me një fjali do të përgjigjem dhe pastaj do e zgjeroj pak. Ne do ta zgjidhim këtë duke bërë homologimin e ilaçeve shqiptare me ilaçet europiane. Çfarë do të thotë kjo? Çdo ilaç që është çertifikuar në Bashkimin Europian, në Amerikë, në Britaninë e Madhe, në Australi, në Zelandë, në Japoni si i sigurt për pacientët e këtyre vendeve, do të çertifikohet si i sigurt për pacientin shqiptar. Asnjë ilaç që nuk është çertifikuar të paktën në një nga këto vende, Bashkimi Europian, Zvicër, Norvegji, Britani, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Japoni, vendet kryesore të OECD-së, asnjë ilaç që nuk është çertifikuar për këta pacientë, nuk do lejohet më të hyjë në tregun shqiptar dhe t’i shërbehet si ilaç pa efekt apo nganjëherë me efekt të dëmshëm për shëndetin e pacientëve shqiptarë. Çfarë është e mirë për amerikanët dhe europianët, është e mirë edhe për shqiptarët. Çfarë nuk është e mirë për europianët dhe amerikanët, nuk është e mirë për shqiptarët, nuk do lejohet më të hyjë”, tha ai.

Lexo Edhe:

Ilir Beqja, tek 7×7-313, një nga gjërat e para që bëri, ishte që e hoqi homologimin. Tha, mund të futen dhe ilaçe të tjera. Pse e hoqi? Që të përfitonte mafia e ilaçeve. Mafia e ilaçeve merr ilaçe nga vende ku cilësia është e pasigurtë, ose e pa kontrolluar, i merr për një çmim shumë të ulët dhe i shet me çmime të larta këtu”, shtoi Basha.

Ai vazhdoi duke e cilësuar këtë si një problem shumë të rëndësishëm, që ka ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve. “Kjo është mafia e barnave që vret më shumë shqiptarë se çdo mafie tjetër. Homologimi i ilaçeve është një masë që do të ndërmarrim për të siguruar se qytetarët shqiptarë do të kenë akses në ilaçe të sigurta dhe me cilësi të lartë“, tha me tej ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Basha u shpreh se të gjithë ata që kanë ndihmuar në krijimin e kësaj situate dhe kanë lejuar hyrjen e ilaçeve të pasigurta në tregun shqiptar, do të japin llogari për pasojat e shkaktuara. “Gjithçka që kanë bërë ata në këto 12 vite do të ketë pasoja. Ata nuk do ta hedhin kaq lehtë, dhe i pari ka shkuar në burg, por kjo ka kushtuar jetë njerëzish për Shqipërinë“, përfundoi ai.