string(106) "lulzim-peci-thote-se-kurti-po-tenton-ti-nenshtroje-prokuroret-duke-i-ftuar-ta-intervistojne-ne-zyren-e-tij"

Lulzim Peci thotë se Kurti po tenton t’i nënshtrojë prokurorët duke i ftuar ta intervistojnë në zyrën e tij

Lajme

Gazeta Express

17/12/2024 23:07

Analisti Lulzim Peci duke folur në lidhje me ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti në cilësinë e dëshmitarit, ai ka thënë se ftesa e kryeministrisë për intervistimin e Kurtit në ndërtesën e Qeverisë është një absurditet i madh.

“Çfarë më ka bërë përshtypje këtu është ftesa nga kryeministria që kryeministri të intervistohet në ndërtesën e Qeverisë, mendoj se kjo është një absurditet i madh sepse është një lloj sinjali i cili ka të bëjë të nënshtrimit të institucioneve të Prokurorisë Speciale nga një institucion publik qfarë është kryeministria”, tha Peci në emisionin “Click” në RTV21

Lexo Edhe:

Tutje ai thotë se Qeveria dhe Prokuroria Speciale janë dy pushtete të ndara.

“Këto dy pushtetesh janë komplet të ndara dhe secili e ka punën e vetë në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast për mendimin tim është bërë gabim nga ana e kryeministrisë kur është kërkuar që kryeministri të intervistohet në zyret e kryeministrisë sepse ku vendi ku intervistohen krejt dëshmitarët dhe të dyshuarit është prokuroria aty e ka vendin”, tha Peci.