string(69) "lumi-osum-del-nga-shtrati-ne-uren-vajgurore-permbyten-tokat-e-mbjella"

Lumi Osum del nga shtrati në Urën Vajgurore, përmbyten tokat e mbjella

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 18:11

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë sot Shqipërinë, ka shkaktuar probleme edhe në qarkun e Beratit.

Janë përmbytur 15 ha tokë bujqësore, të mbjella me jonxhë, grurë e ullinj. Fatmirësisht nuk ka ndonjë banesë e përmbytur dhe rrugët janë të gjitha të kalueshme

Lexo Edhe:

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që lumi “Osum” të dalë nga shtrati në zonën fushore të fshatit Veterrik në Urë-Vajgurore. Sipas njoftimeve disa hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në këtë zonë.

Burimet zyrtare pranë shtabit të emergjencave në Prefekturën e Beratit, bëjnë me dije se nga prurjet e lumit Osum janë përmbytur 15 ha tokë bujësore në fshatin Veterrik në Urë-Vajgurore. Tokat e përmbytura në këtë fshat janë të mbjella me jonxhë, grurë e ullinj dhe ndodhen buzë shtratit të lumit Osum.

Të njëjtat burime konfirmojnë se në të gjithë qarkun e Beratit nuk ka banesa të përmbytura, rrugët janë të gjitha të kalueshme dhe furnizimi me ujë e energji elektrike është normal. Duke deklaruar se strukturat e mbrojtjes civile në qark janë në monitorim dhe ndjekje të vazhdueshme të situatave, burimet zyrtare nga Prefektura e Beratit konfirmojnë se,niveli i lumit Osum është në kuotën 3.1 metër, shkarkimet nga Heci i fshatit Banjë janë 90 m3 në sekondë dhe hidrovori i fshatit Konisbaltë është në gadishmëri, ndërkohë që reshjet janë ndërprerë në të gjithë territorin e qarkut.