string(97) "ma-gjej-gerxhaliu-tregon-per-kerkesen-e-nje-prindi-qe-vdiq-pa-e-kuptuar-fatin-e-vajzes-se-zhdukur"

“Ma gjej…”, Gërxhaliu tregon për kërkesën e një prindi që vdiq pa e kuptuar fatin e vajzës së zhdukur

Lajme

Gazeta Express

07/04/2025 7:26

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur për një kërkesë të një babai që po e kërkonte të bijën e zhdukur, raporton Periskopi.

Gërxhaliu ka rrëfyer se shumë fammiljar të të pagjeturëve kanë vdekur pa e kuptuar fatin e fëmijëve të tyre e të afërmëve të tjerë, e edhe babai i vajzës.

Lexo Edhe:

“Ai ka vdekur për fat të keq. Për mua është edhe më keq tash, sepse sa herë jemi takuar ka qajt. I ka  munguar vajza. Edhe çdo takim më ka përqafuar dhe me ka thënë gjema  vajzën. Dhe kjo është më e vështira, që shumë familjar po e lënë këtë jetë pa e ditur për të afërmit. Pa e marrë ende informatën”, tha ai.

Gërxhaliu është i brengosur edhe për të gjallët që po vdesin, pa e kuptuar për fatin e të zhdukurve, duke e përmendur edhe Bajram Çerkinin, që vdiq pa i gjetur eshtrat e djalit të tij, Reshatit.

“Është një periudhë shumë e keqe, kanë kaluar 26 vjet. Kur them e keqe dhe e vështirë sepse në këto ditë të përkujtimeve të gjithë shkojnë tek varrezat. Por disa prej tyre i kanë të zbrazëta por edhe këta dërgojnë lule. Shumë të tillë familjar kanë vdekur dhe po e lënë këtë jetë pa e ditur fatin për familjarët tyre.  Së fundi kemi edhe bacën Bajram që shkoi pa e gjetur asnjë informatë për Reshatin, djalin e tij “, ka thënë ai.