Majorja e Policisë së Kosovës, Vjollca Hoti, është nderuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së.
Kjo është bërë e ditur Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit.
Në njoftim theksohet se Kosova është një nga vendet më me fat që ka gra kaq frymëzuese që e përfaqësojnë vendin në nivel global.
Major Hoti konsiderohet simbol i forcës, guximit dhe krenarisë, duke hapur rrugën për udhëheqëset e ardhshme në fushën e zbatimit të ligjit.
“Arritja e saj pasqyron traditën krenare të Policisë së Kosovës në dërgimin e drejtuesve të saj në akademitë më elitare të zbatimit të ligjit në botë, duke dëshmuar se gratë e Kosovës udhëheqin, sjellin inovacion dhe shkëlqejnë në skenën globale”, thuhet në njoftim.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...