Ish-mesfushori i Chelseat dhe i Real Madridit, Claude Makelele e ka dhënë një intervistë për Nedum Onuoha, opinionist në “BBC Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Francezi foli për ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho, me të cilin kishte punuar në kulmin e karrierës.
“Ishte si një baba për nga karakteri i fortë, por edhe si një diktator. Mendoj se ishte e nevojshme të ishte kështu sepse kishte lojtarë të rinj të talentuar në Chelsea që kishin nevojë për disiplinë”, deklaroi fillimisht njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë në periudhën e tij.
“Mourinho na bënte me dije se mund të nxirrte shumë nga grupi i lojtarëve. Dihej se do ta sillte skuadrën drejt suksesit sepse shihej në karakterin e tij”, vazhdoi ish-përfaqësuesi francez.
Ai ndihet krenar që e ka mbuluar zemrën e mesfushës, duke insistuar se ajo pozitë është mjaft e rëndësishme në futboll, madje çelësi i suksesit në futboll, më e rëndësishme se ajo e numrit 10, e anësorëve dhe e sulmuesve. /Gazeta Express