“Man City apo Reali? S’ka më favorit pas kësaj ndërprerje” - Gazeta Express
string(54) "man-city-apo-reali-ska-me-favorit-pas-kesaj-nderprerje"

Gazeta Express

21/03/2020 11:03

“Man City apo Reali? S’ka më favorit pas kësaj ndërprerje”

Gazeta Express

21/03/2020 11:03

Capello mendon se si City ashtu edhe Reali i kanë shanset e barabarta për t’u kualifikuar në çerekfinale të UEFA Champions League.

Manchester City mori fitore të madhe në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë në Champions League, duke e mposhtur 2-1 Real Madridin dhe natyrisht se tashmë përparësia është në anën e tyre.

Por, ish trajneri i Los Blancos, Fabio Capello, mendon se ndërprerja e garave për shkak të koronavirusit ka bërë që të mos dihet se çfarë do të ndodhë në të vërtetë me këtë eliminatore.

“Si e shihni këtë eliminatore? Për mua ndryshon gjithçka. Me këtë ndërprerje nuk ka asnjë favorit. Nuk e dimë, nëse luhet, se në çfarë gjendje do të jenë ekipet. Tashmë s’ka favorit, kurrë nuk i dihet…”, deklaroi Capello për MARCA. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement