Edhe City e Skriniarin
Manchester City është një ndër favoritët për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar këtë verë, raporton Don Balon.
Barcelona dhe Real Madridi gjithashtu janë duke e monitoruar që një kohë 25-vjeçarin, por City është më e përgatitur dhe ka bërë gati 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e futbollistit.
Skriniar ka bërë 32 paraqitje për Interin në të gjitha garat sezonin 2019/20. /Gazeta Express/