Sulmuesi i Shanghai Shenhuas ka shkëlqyer brenda pak javësh në Manchester United, ku është i huazuar deri në fund të majit
Manchester United është i interesuar për ta mbajtur Odion Ighalo në “Old Trafford” për një kohë të gjatë.
Sulmuesi i rrezikshëm është i huazuar në ekipin anglez nga Shanghai Shenhua deri më 31 maj.
Megjithatë, mediumi britanik “The Mail” shkuan se United është i gatshëm t’i shpenzojë 16 milionë euro për Ighalon, përcjell Gazeta Express.
30 vjeçari ishte huazuar në “Teatrin e Ëndrrave” në muajin janar, ndërsa ka shkëlqyer menjëherë me shënimin e golave.
Sulmuesi nigerian po ashtu është i interesuar për ta vazhduar eksperiencën tek “Djajtë e Kuq”.
Sezoni aktual i Premierligës, i ndërprerë për shkak të koronavirusit, mund të zgjasë deri në muajin korrik. /Gazeta Express/