Qendërmbrojtësi i Napolit mund t’ju kushtojë “Djajve të Kuq” plot 100 milionë euro
Manchester United është duke planifikuar ta bëjë një ofertë gjatë verës që vjen për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
“Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar futbollistin që nga viti i kaluar, ndërsa pritet ta lansojnë ofertën finale këtë vit.
Për këtë është i bindur mediumi “Don Balon”, përcjell Gazeta Express.
28 vjeçari me këtë rast do t’i kushtonte klubit anglez plot 100 milionë euro.
Napoli nga ana e tij do të ishte i gatshëm ta shesë qendërmbrojtësin për këtë shumë të majme. /Gazeta Express/