Manchester City bën ofertë në vlerë 80 milionë euro për yllin e Interit - Gazeta Express
string(71) "manchester-city-ben-oferte-ne-vlere-80-milione-euro-per-yllin-e-interit"

Gazeta Express

08/03/2020 10:11

Manchester City bën ofertë në vlerë 80 milionë euro për yllin e Interit

Gazeta Express

08/03/2020 10:11

Manchester City  është duke e përgatitur një ofertë për blerjen e yllit të Interit, Milan Skriniar, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas mediave në Angli.

Skuadra e Pep Guardiolës ka vuajtur këtë sezon për mungesë të qendërmbrojtësve të mirëfilltë, prandaj synon të përforcohet me mbrojtësin sllovak të zikaltërve në verë, transmeton Gazeta Express.

Guardiola u detyrua të luajë në mbrojtje me mesfushorin Fernandiho, pasi Aymeric Laporte pësoi lëndim afatgjatë.

Milan Skriniar, Inter

Daily Express shkruan se ish-trajneri i Barcelonës e ka mbrojtësin e Interit në krye të listës së dëshirave për ta përforcuar mbrojtjen në verë.

Sipas gazetës angleze, City është duke e përgatitur një ofertë në vlerë 80 milionë euro për Skriniar.

Ish-mbrojtës i Sampdorias luan me Interin që tri vjet dhe është bërë gur themel në mbrojtjen e Antonio Contes.

Skriniar është 25-vjeçar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement