string(61) "manovra-te-rrezikshme-me-makine-ne-tik-tok-gjobiten-te-rinjte"

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2023 12:47

Manovra të rrezikshme me makinë në “Tik-Tok”, gjobiten të rinjtë

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2023 12:47

Policia e Tiranës ka identifikuar përmes rrjeteve socciale drejtuesit e dy automjeteve të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Mësohet se në datat 29.03.2023 dhe 20.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Lexo Edhe:

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera, ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj.

/Gazeta Express