string(49) "maqedonci-nuk-po-fuqizohemi-per-te-sulmuar-askend"

Maqedonci: Nuk po fuqizohemi për të sulmuar askënd

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 7:16

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për mediumin kroat Večernji List se ndikimi rus në veri është rritur pas agresionit rus në Ukrainë.

Deklaratën ai e bazoi në “informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në “Qendrën Humanitare Ruse ne Nish.”

Lexo Edhe:

“Serbia vazhdon të bashkëpunoje me Federatën Ruse në zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse. Ky eshtë nje element i gartë pse Serbia eshtë ende një kercënim per sigurine dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Shumica e sistemeve raketore serbe dhe sistemeve ushtarake janë blerë pikörisht nga Rusia, perkatësisht nga industria ushtarake ruse, por edhe nga Kina dhe Irani. Besoj se përveç kësaj ka edhe lidhje të tjera. Ne kemi parë tashmë shumë nga bashkëpunimet e tyre më të mëdha, si ushtrime të perbashkëta me ushtrinë ruse, komunikim të vazhdueshëm institucional me shërbimin inteligjent rus dhe ushtrinë ruse, por edhe me praninë fizike ruse si Qendra Humanitare Ruse në Nish.Shërbimi inteligjent rus i kryen aktivitetet e tij dashakeqe në lidhje me Ballkanin Perëndimor permes të ashtuquajturës zyrë humanitare ruse në Serb”, ka thënë ai.

Maqedonci tutje ka thënë se marrëveshja trelaterale nuk është për të sulmuar vendet fqinje.

“Nuk po fuqizohemi për te pushtuar vende fqinje por po e fuqizojmë ushtrinë tonë që të jetë e aftë të mbrojë Kosovën pavarësisht fuqisë se kundërshtarit”tha ai.

Javë më parë Kosova-Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshje trelaterale në aspektin ushtarak.