string(116) "maqedoni-e-veriut-pas-20-viteve-realizohet-regjistrimi-i-popullsise-ja-te-dhenat-statistikore-qe-dalin-nga-ky-proces"

Maqedoni e Veriut/ Pas 20 viteve realizohet regjistrimi i popullsisë, ja të dhënat statistikore që dalin nga ky proces

Ballina

Gazeta Express

30/03/2022 15:22

Pas 20 viteve, edhe Maqedonia e Veriut ka arritur të zhvilloj procesin e regjistrimit të popullsisë, edhe pse është shteti i vetëm në Evropë që nuk ka një census të popullsisë për një kohë kaq të gjatë, shkruan Gazeta Express.

Edhe pas shumë tentativave në të kaluarën, sidomos ajo e vitit 2011 kur procesi dështoi në momentet kur pritej të fillojë, vullneti politik për realizimin e regjistrimit të popullsisë ka munguar. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Në atë kohë, pushteti i Gruevskit ka manipuluar me shifrat e popullsisë, sidomos me të diasporës. Kujtojmë që në vitin 2014, 3 deputetë ishin të rezervuar për diasporën, dhe të gjithë i fitoi VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit. Ndërsa sot këtë e mohojnë numrat që kanë dalë nga regjistrimi për pjesën e diasporës.

Lexo Edhe:

Zoran Zaev ishte zotuar që nga fillimi i mandatit të tij se do të realizonte regjistrim të popullsisë, gjë që e kishte edhe kërkesë të vazhdueshme nga ndërkombëtarët.

Procesi i regjistrimit është zhvilluar pa ndonjë pengesë që vlen të përmendet, përveç atyre teknike në fillim dhe masave kundër pandemisë që ulën intensitetin dhe zgjatën afatet.

Diaspora e Maqedonisë së Veriut është regjistruar online, dhe ka pasur afat disa-mujor për regjistrim, për dallim nga banorët rezidentë që janë regjistruar me prani fizike të regjistruesve të autorizuar nga Enti i Statistikave, dhe ka zgjatur 30 ditë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni të Veriut është realizuar në vitin 2002. Në atë kohë, popullsia e përgjithshme ishte si vijon:

  • Maqedonas 1,297,981 (65.17%);
  • Shqiptarë 506,083 (25.17%);
  • Turq 77.959 (3,85%);
  • Romë 53.879 (2,66%);
  • Serbë 35.939 (1,78%);
  • Boshnjakë 17.018 (0,84%);
  • Vllahë 9.695 (0,48%);
  • Të tjerë 20.993 (1,04%).

Në të dhënat që sot i publikoi Enti i Statistikave për regjistrimin e popullsisë së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021, të dhënat sipas etnisë(së bashku me diasporën) janë si vijojnë:

  • Maqedonas  – 1.137.030 (54.21%)
  • Shqiptarë     –  619.187   (29.52%)
  • Turq              – 83.443      (3.98%)
  • Romë           – 49.104      (2.34%)
  • Serbë           – 24.759      (1.18%)
  • Boshnjakë    – 18.163      (0.87%)
  • Vllahë           – 9.208        (0.44%)
  • Të tjerë          – 24.165  (1.16%)

*Persona për të cilët të dhënat janë marrë nga burime administrative – 132.260 (6.31%)

Sqarim: (*) janë personat të cilët nuk ua kanë hapur derën regjistruesve për arsye personale, dhe të cilët nuk kanë pranuar të deklarohen për përkatësinë e tyre. Të dhënat për këto persona janë marrë nga shërbimet administrative dhe janë përdorur në regjistrim si përqindje e ndarë. Kjo përqindje nuk ndikon numrin dhe rezultatin final të të regjistruarve tjerë. Përveç në rastin kur paraqitet tabela me përqindje të popullsisë duke shmangur këtë grup të padeklaruar.

Shifrat e popullsisë së përgjithshme

Duke krahasuar të dhënat në mes dy regjistrimeve të popullsisë, të publikuar sot dhe të para 20 viteve, përqindja e përkatësisë etnike ka ndryshuar kështu si vijon:

  • Maqedonasit janë më pak për -160.951 banorë (10.96%)
  • Shqiptarët janë më shumë për -113.104 banorë (4.35%)
  • Turqit janë më shumë për -5.484 banorë (0.13%)
  • Serbët janë më pak për -11.180 banorë (0.6%)
  • Boshnjakët janë më shumë për -1.145 banorë (0.03%)
  • Vllahët janë më pak për -487 banorë (0.04%).

Përqindja e popullsisë rezidente në Maqedoni të Veriut është si vijon:

Popullsia rezidente

Përqindja e popullsisë jo-rezidente në Maqedoni të Veriut është si vijon:

Popullsia jo-rezidente

Popullsia rezidente pa 132.260 persona të imputuar dhe të paregjistruar në terren, është si vijon:

Pa 132.260 personat e imputuar

Popullsia e përgjithshme pa 132.260 personat e imputuar dhe të paregjistruar në terren, është si vijon: