Armand Duka ka dhënë një intervistë ekskluzive në “Favorit”, në të cilën edhe e ka zgjedhur edhe futbollistin më të mirë që ka luajtur në histori.
“Kam pak konflikt interesi këtu, sepse nisem nga emri, Armando, do të zgjidhja Maradonën. Vërtet futbollist i madh, ka bërë epokë në futboll, futbollist i madh për mua është ai që e merr një skuadër dhe e bën të ndjehet vërtet edhe nëse nuk ka kualitetet e të tjerëve brenda, e këta futbollistë të mëdhenj, historia bjen pak, jo shumë”, ka thënë Duka.
Më të mirët e ditëve të sotme, Duka i zgjedh Messin e Ronaldon, por ka edhe një emër në mendje.
“Nga këto që luajnë sot, është e vështirë t’i ndaj, janë Ronaldo e Messi. Kanë karakteristika të ndryshme, por janë të dy vërtet shumë të mëdhenj. Ndërsa nga që premtojnë shumë, është Lamine Yamal”, përfundoi ai./GazetaExpress/