Me golin e shënuar nga Marash Kumbulla, Espanyoli të premten mbrëma ka shënuar fitore në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.
Espanyoli e mposhti në shtëpi Getafen me rezultatin, 1:0.
Kumbulla e realizoi golin e fitores për vendësit në minutën e 39-të.
Ai realizoi gol të bukur nga afërsia.
Për 25-vjeçarin Kumbulla ky është goli i tretë i realizuar këtë edicion.
Reprezentuesi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 72-të.
Kumbulla është i huazuar deri në verë tek Espanyoli nga skuadra e Romës.
Espanyoli ka 38 pikë dhe e zë vendin e 12-të.
Getafe ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...