Marcelo i tregon Viniciusit për problemin e Modricit me policinë - Gazeta Express
string(64) "marcelo-i-tregon-viniciusit-per-problemin-e-modricit-me-policine"

Gazeta Express

17/04/2020 16:37

Marcelo i tregon Viniciusit për problemin e Modricit me policinë

Gazeta Express

17/04/2020 16:37

Gjatë një bisede live në Instagram, Marcelo dhe Vinicius janë çmallur duke diskutuar gjëra të ndryshme.

Në një moment, Marcelo tregon se si Luka Modric ka pasur probleme me policinë në këto ditë karantine për shkak të koronavirusit.

Ai tregon se teksa po luanin me top në shtëpi, ai kishte rënë në rrugë.

“Ai po luante futboll në shtëpi dhe topi doli në rrugë. Njëri prej fëmijëve vrapoi për ta marr dhe në atë moment pa një makinë policie të cilët i kërkuan ta thërrasin (Modricin) sepse do ta gjobisim”, tregoi Marcelo duke qeshur.

Futbollistët e Los Blancos janë të mbyllur për më shumë se një muaj ashtu si e gjithë bota dhe nuk dihet se kur do të rikthehet normaliteti por edhe futbolli. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement