Maria Sharapova është shtatzënë dhe po e pret fëmijën e parë - Gazeta Express
string(60) "maria-sharapova-eshte-shtatzene-dhe-po-e-pret-femijen-e-pare"

Sporte tjera

Gazeta Express

20/04/2022 13:39

Maria Sharapova është shtatzënë dhe po e pret fëmijën e parë

Sporte tjera

Gazeta Express

20/04/2022 13:39

Ditëlindja e 35-të ishte më specialja e jetës për Maria Sharapovën.

Ish-numri 1 i botës në tenis teksa e festonte ditën e lindjes, njoftoi se është duke e pritur fëmijën e parë me të dashurin e saj, Alexander Gilkes.

Pesë herë fituesja e Grand Slamit, e cila u pensionua nga tenisi në shkurt të vitit 2020, e bëri zyrtarizimin e lajmit të veçantë për të dhe për familjen, përmes një postimi në Instagram.

“Fillime të çmuara. Ngrënia e tortës së ditëlindjes për dy persona ka qenë gjithmonë një specialitet i imi”, ka shkruar ish-tenistja ruse.

Sharapova dhe biznesmeni britanik Gilkes e kishin zyrtarizuar fejesën e tyre në dhjetor të vitit 2020. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement