string(115) "marigona-vajza-e-adem-jasharit-iu-drejtua-akademise-perkujtimore-me-te-cilen-u-shenua-27-vjetori-i-epopese-se-uckse"

Marigona, vajza e Adem Jasharit iu drejtua Akademisë Përkujtimore me të cilën u shënua 27 vjetori i Epopesë së UÇK’së

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 22:22

Në akademinë përkujtimore për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Marigona Jashari, vajza e komandantit legjendar Adem Jashari, tha se Epopeja e marsit mblodhi shpresën dhe vëmendjen e kombit.

Ajo përkujtoi sakrificën e të rënëve dhe rolin e jashtëzakonshëm të grave dhe vajzave shqiptare në luftën për liri.

Lexo Edhe:

“Në një vend ku radhët e atyre që mbronin dinjitetin kombëtar nuk u ndalën më. E kaluara jonë veçohet nga angazhimi i të gjitha formave për lirinë. Në këtë rrugë të gjatë plot vuajtje e heroizëm kanë dhënë edhe vajzat e gratë shqiptare.”

Ajo ka kujtuar Shote Galicën si simbol të guximit femëror, derisa përmendi të gjitha gratë luftëtare ndër vite, sakrificën e studenteve, nxënëseve dhe të gjitha grave e vajzave.

E bija e Adem Jasharit tha se të rënët në marsin e 98-s u flijuan si një trup i vetëm për lirinë e kombit.

“Është thënë se që nga koha e Skënderbeut, në mbrojtje të atdheut, vajzat e gratë shqiptare ishin krah i çështjes kombëtare. Kjo traditë duhet të kujtohet e kultivohet.”