Marine Le Pen thotë se duan të qeverisin, por jo pa e pasë shumicën - Gazeta Express
string(66) "marine-le-pen-thote-se-duan-te-qeverisin-por-jo-pa-e-pase-shumicen"

Marine Le Pen thotë se duan të qeverisin, por jo pa e pasë shumicën

Lajme

Gazeta Express

02/07/2024 9:51

Duke folur këtë mëngjes, Marine Le Pen e National Rally e ekstremit të djathtë tha se ajo do të respektonte rolin e 28 vjeçarit Jordan Bardella nëse ai bëhet kryeministër dhe se ajo nuk do të dëshironte të ishte vetë pjesë e qeverisë.

E pyetur nëse National Rally do të përpiqej të formonte një qeveri nëse nuk merr shumicën në asamblenë kombëtare, Le Pen argumentoi se do të duhej një shumicë.

Lexo Edhe:

“Është e qartë se ne nuk mund të pranojmë të shkojmë në qeveri nëse nuk mund të veprojmë”, tha ajo.

“Ne dëshirojmë të qeverisim”, theksoi ajo, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Le Pen tha gjithashtu se nuk do të ulet në qeveri dhe se nuk do të jetë presidente e asamblesë kombëtare.

“Unë do të jem në krye të grupit të deputetëve”, tha Le Pen.

E pyetur nëse do t’i bashkohej një grupi të ri politik europian të formuar nga Viktor Orbán i Hungarisë, ajo nuk dha një përgjigje konkrete, përkundrazi tha se partia do të shikojë se çfarë është në tryezë pas zgjedhjeve franceze.

“Ne jemi të përqendruar në një zgjedhje që është thelbësore për të ardhmen e vendit”, tha ajo.