string(53) "marotta-pogba-marreveshja-e-ime-me-e-mire-ne-karriere"

Marotta: Pogba, marrëveshja e ime më e mirë në karrierë

Gazeta Express

01/09/2020 23:24

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka treguar se “marrëveshja më e mirë” e tij në karrierë është transferimi pa para i Paul Pogbas në Juventus dhe mandej shitja e tij në Manchester United për 100 milionë euro

Ishte një transfer i madfh për bardhezitë dhe mbetet ende si njëra prej marrëveshjeve më të mira të Marottas.

Lexo Edhe:

“Drejtori përpiqet që të sjell lojtarë që janë relativisht lirë dhe ti shet ata për të përfituar”, tha Marotta këtë mbrëmje.

“Version i kësaj është ajo çfarë unë mendoj se është marrëveshja më e mirë në karrierën time: Pogba, të cilin vështirë e morëm pa para dhe e shitëm atë në të njëjtin klub për 100 milionë euro”.

Pogba ishte lojtar i lirë pasi që ishte i zhgënjyer pse nuk luante në Manchester United kur ju bashkua Juves në verën e vitit 2012.

Vetëm katër vite me të, ai përfaqësonte Francën, ishte një yll në Europë dhe Manchester United pagoi 100 milionë euro për ta kthyer mesfushorin në Old Trafford. /GazetaExpress/