string(135) "marredheniet-kosove-shba-kane-rene-ne-piken-me-te-ulet-nuk-kemi-asnje-njohje-per-kater-vjet-kambane-alarmi-hoti-per-raportet-me-aleatet"

“Marrëdhëniet Kosovë – SHBA kanë rënë në pikën më të ulët – Nuk kemi asnjë njohje për katër vjet, kambanë alarmi”, Hoti për raportet me aleatët

Lajme

Gazeta Express

01/02/2025 21:51

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, i ftuar në Pressing në T7, ka kritikuar pushtetin aktual dhe kryeministrin Albin Kurti, për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat ka thënë se janë në pikën me të ulët, shkruan Gazeta Express.

Hoti ka deklaruar edhe se gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti, nuk kemi pasur asnjë njohje të re e asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Po ashtu, ai ka thënë se këto duhet të jenë kambanë alarami.

‘‘Shtëpia e verdhë, thikë mbi harta, nuk mbahet aleanca me gypa të gazit, amelika, fjalor që është jashtë çdo standardi. Le të nisim prej parimit që marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurisht janë miqësore e diplomatike, por janë ekzistenciale për shtetin e Kosovës, në kuptim të forcimit të shtetit, konsulidimit, integrimit në strukturat  euro-atlantike. E dyta, unë e kam mirëpritur gjithmonë edhe qëndrimin e presidentit Biden, thonin që aleanca e Shteteve të Bashkuara me Kosovën është me popullin e Kosovës, kjo është shumë e rëndësishme. Kujdesi i Shteteve të Bashkuara për Kosovën është e pakontestueshme pavarësisht një qeverie që është totalisht e papërgjeshme për vendin e vetë dhe për të mbrojte këtë aleancë. Gati të gjitha njohjet, pjesa më e madhe kanë ardh si rezultat i diplomacisë amerikane. Është e vërtetë që marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre katër viteve kanë shkuar në pikën më të ulët. Nuk kemi asnjë njohje të re, asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, asnjë progres drejt integrimit euro-atlantik, asnjë progres drejt thellimit të bashkëpunimit të Kosovës me NATO-n. Mesazhet që po jepen janë të qarta dhe besoj që këto duhet të jenë kambanë alarmi”, ka thënë ai në T7. /GazetaExpress