string(72) "marta-kos-nderon-16-viktimat-e-novi-sadit-publikon-fotografi-nga-homazhi"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:00

Marta Kos nderon 16 viktimat e Novi Sadit, publikon fotografi nga homazhi

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 13:00

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka vizituar qytetin e Novi Sadit ku ka nderuar 16 personat që humbën jetën më 1 nëntor, pas rrëzimit të një mbulese në stacionin hekurudhor. Ajo vendosi lule në vendin e tragjedisë dhe u shpreh se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte shmangur.

“Kam ardhur në Novi Sad për të nderuar 16 jetë që humbën në një tragjedi që mund të ishte parandaluar”, shkroi Kos në platformën X, duke ndarë edhe fotografi nga homazhi.

Gjatë vizitës dyditore në Serbi, më 29 dhe 30 prill, komisionerja u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Djuro Macuta dhe kryetaren e Kuvendit, Ana Brnabiq. Në këto takime, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian në rrugën e integrimit të Serbisë.

“Punoni me ne për reformat që do të bëjnë të mundur anëtarësimin tuaj në Bashkimin Evropian,” deklaroi Kos në Beograd, pas takimit me kryeministrin Macuta.

Ajo i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë që të përkushtohet në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë të pavarur, në sigurimin e mediave të lira dhe në vendosjen e një kornize zgjedhore që pasqyron vullnetin e qytetarëve.

Vizita e komisioneres Kos vjen në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të Serbisë, ndërkohë që reformat demokratike dhe sundimi i ligjit mbeten ndër prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian.