Martinez do t’i bëjë presion Interit për ta lënë të shkojë në Barcelonë - Gazeta Express
string(70) "martinez-do-ti-beje-presion-interit-per-ta-lene-te-shkoje-ne-barcelone"

Gazeta Express

18/04/2020 8:49

Martinez do t’i bëjë presion Interit për ta lënë të shkojë në Barcelonë

Gazeta Express

18/04/2020 8:49

Martinez është dëshira e madhe e Barcelonës dhe duket se edhe lojtari preferon një lëvizje

Sipas Marcas, Lautaro Martinez është i vendosur që të kompletojë transferimin te Barcelona në afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Klauzola e argjentinasit është 110 milionë euro, shumë më shumë se sa janë në gjendje të paguajnë Barca.

Katalunasit po tentojnë që fillimisht të negociojnë duke ofruar para dhe lojtarë, me Lautaron që duhet të bëjë pjesën e tij dhe t’ia bëjë të qartë Interit se dëshiron të largohet nga San Siro.

Lautaro shihet si zëvendësuesi ideal i Luis Suarez, që po shkon drejt fundit të karrierës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement