string(72) "mashtronte-duke-premtuar-kontrata-pune-ne-norvegji-arrestohet-60-vjecari"

Mashtronte duke premtuar kontrata pune në Norvegji, arrestohet 60-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2024 10:01

Një 60-vjeçar banues në Norvegji, është vënë në pranga për mashtrim në Tiranë. Bëhet fjalë për Kastriot Komoni.

Policia njoftoi se ai ka përvetësuar para duke u premtuar disa personave se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Lexo Edhe:

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”. Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji”, tha policia.