Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata, ka thënë se ish-ylli i Chelseat, Eden Hazardi, ishte lojtari më i mirë në Premierligë dhe e ka mbështetur atë ta dëshmojë talentin e vet te klubi i tij i ri, Real Madridi.
Belgu i kishte shijuar shtatë sezone të suksesshme në Stamford Bridge, ku i kishte fituar trofe të Premierligë dhe një të Ligës së Evropës dhe kishte luajtur përkrah Juan Matas për dy vjet, para se spanjolli të transferohej në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.
Hazard u transferua në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, mirëpo lëndimet ia kanë vështirësuar atij sezonin debutues, duke e limituar në vetëm një gol dhe 15 paraqitje në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.
Mata thotë se atij i pëlqente shumë të luante kundër 29-vjecarit dhe e sheh atë si njërin ndër futbollistët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në ligën elitare të futbollit në Angli.
“Lojtari më i mirë i Premierligës… dua të them se lojtari që më pëlqente shumë të luaja me të dhe kundër tij është Eden Hazard”, ka thënë Mata, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.
“Për mua, për shumë vite, ai është më i miri në ligë. Ai mund t’i fitonte vetë ndeshjet. Unë stërvitesha bashkë me të dhe e dija se sa i mirë mund të bëhej ai”.
“Ai ka qenë shumë i pafat gjatë kësaj periudhe me Real Madridi me disa lëndime, por jam i sigurt se ai do ta tregojë nivelin e tij të vërtetë kur të jetë në gjendje të mirë fizike dhe të mos i jetë i lënduar më”. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...