Maurizio Antonini do të jetë ambasadori i ri i Italisë në Kosovë
Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Italisë në Kosovë.
“Mirë se vini në Kosovë, Ambasador Maurizio Antonini. I nderuar që marr postin e Ambasadorit të Italisë në Kosovë. I vendosur për të forcuar lidhjet midis dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit, përfshirë edhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës”, thuhet në njoftim teksa i referohet deklaratës së ambasadorit italian.
Italia është shtet partner i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. /Gazeta Express