string(58) "mazrekaj-mbetet-pa-skuader-perjashtohet-nga-besa-e-kavajes"

Futboll

Gazeta Express

12/02/2025 11:20

Mazrekaj mbetet pa skuadër, përjashtohet nga Besa e Kavajës

Futboll

Gazeta Express

12/02/2025 11:20

Mentor Mazrekaj ka mbetur pa skuadër, pasi është përjashtuar nga Besa e Kavajës.

Vendimin për largimin e futbollistit kosovar e ka marrë presidenti i klubit, Nexhat Bizhdili, i cili për “Panorama Sport” tha se lojtari i ka thyer disa rregulla.

Lexo Edhe:

“Të dy lojtarët kanë thyer në mënyrë të përsëritur disiplinën në ekip. Mentor Mazrekaj për mbi 13 ditë mungoi dhe nuk u paraqit në stërvitje. Krahas saj, ai nuk u impenjua në fushë, ashtu sikurse i takonte”, u shpreh Bizhdili.

Madje, presidenti i klubit shqiptar i ka kërkuar lojtarit që t’i kthejë 10 mijë euro.

Kujtojmë që Mazrekaj u transferua te Besa gjatë vitit 2024 nga ekipi i Strugës së Maqedonisë.

Mazrekaj në të kaluarën ka luajtur edhe për klubet kosovare si: Prishtina, Ferizaj, Llapi dhe 2 Korriku.