Futbollisti më i mirë francez Kylian Mbappe e ka nisur nga bankina në ndeshjen kundër Holandës për shkak të një dëmtimi në hundë që pësoi në ndeshjen e parë të grupit kundër Austrisë.
Mbappe duhet të mbajë maskë për shkak të thyerjes së hundës. Ekipi i tij mjekësor përgatiti një maskë speciale për të, e cila ishte në ngjyrat e flamurit francez – blu, e bardhë dhe e kuqe.
Ai në maskë kishte edhe numrin 10. Megjithatë, ai nuk lejohet të performojë në të sepse rregullat e diktojnë që maska duhet të jetë njëngjyrëshe.
Tifozët francezë po mbështesin sulmuesin e tyre me disa prej tyre duke vënë maska në ndeshjen e sotme.
Mbappe është ulur në stol dhe në varësi se si shkon ndeshja, Didier Deschamps, do të vendos nëse do të inkuadrohet apo jo.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...