Mbappe shënon dy gola në fitoren e PSG-së - Gazeta Express
string(41) "mbappe-shenon-dy-gola-ne-fitoren-e-psg-se"

Gazeta Express

29/02/2020 19:44

Mbappe shënon dy gola në fitoren e PSG-së

Gazeta Express

29/02/2020 19:44

PSG e ka mposhtur 4-0 Dionin në ‘Parc des Princes’.

Kylian Mbappe ka shkëlqyer në fitoren e radhës të PSG-së në Ligue 1.

Ai ka shënuar dy gola në këtë ndeshje, në minutat 74’ dhe 90’, për të shkuar në kuotën e 27 golave në 31 paraqitje deri më tani këtë edicion.

Mbappe asistoi edhe për golin e Icardit të shënuar në minutën e 76’, derisa në këtë mbrëmje realizoi edhe Sarabia.

Pas kësaj fitore, PSG ka shkuar në kuotën e 68 pikëve, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt, Marseille. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement