Benfica e Jose Mourinhos shkaktoi surprizë të madhe në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 4-2 në “Estádio da Luz”.
Pavarësisht humbjes, vëmendja ishte e gjitha te Kylian Mbappé, i cili shkroi histori në mbrëmjen europiane.
Sulmuesi francez realizoi dy gola, duke e çuar kuotën e tij në 13 gola në vetëm 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë gola në fazën hapëse të turneut, me CR7 që kishe realizuar 11 gola deri në fundin e fazes së pare.
Në këtë mënyrë Mbappé u bë kështu lojtari i vetëm që ka arritur këtë shifër në këtë fazë, përcjell BalkanWeb.
Forma e tij e jashtëzakonshme vazhdon edhe në La Liga, ku kryeson listën e golashënuesve me 21 gola në 20 ndeshje, duke konfirmuar një sezon spektakolar pavarësisht zhgënjimit të Real Madridit në Lisbonë.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...