Mbaron ëndrra për Zvicrën me shqiptarë, Anglia në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(61) "mbaron-endrra-per-zvicren-me-shqiptare-anglia-ne-gjysmefinale"

Futboll

Gazeta Express

06/07/2024 20:46

Mbaron ëndrra për Zvicrën me shqiptarë, Anglia në gjysmëfinale

Futboll

Gazeta Express

06/07/2024 20:46

Përfundon ëndrra për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Ardon Jasharin me shokët e tyre për kualifikim historik në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

“Helvetikët” u mposhtën pas penalltive nga Anglia në çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

Rezultati pas kohës së rregullt është i barabartë, 1:1.

Breel Embolo shënoi për epërsinë fillimisht të “helvetikëve” në minutën e 75-të.

Kurse, vetëm pesë minuta më pas, Bukayo Saka me gol të bukur barazoi shifrat.

Në vazhdime nuk pati gola, ndonëse Zvicra pati mundësi të mira shënimi.

Në fundin e ndeshjes, Xherdan Shaqiri e goditi shtyllën direkt nga rivënia këndore.

E në penallti, Anglia fitoi 5:4 me Akanjin i vetmi që e humbi penalltinë.

Nga 11-metërshi përgjegjësinë e mori edhe Xherdan Shaqiri, që u tregua i saktë.

Në gjysmëfinale, Anglia do të përballet me fituesin e përballjes mes Holandës dhe Turqisë.

Ndërkohë, për Zvicrën kjo ishte hera e dytë që u mposhtën në çerekfinale, dhe në të dy rastet pas penalltive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement