Mbi 300 mijë pensionistë do të kenë pensione më të larta për 5.000 denarë - Gazeta Express
string(73) "mbi-300-mije-pensioniste-do-te-kene-pensione-me-te-larta-per-5-000-denare"

Maqedoni

Gazeta Express

30/06/2024 11:34

Mbi 300 mijë pensionistë do të kenë pensione më të larta për 5.000 denarë

Maqedoni

Gazeta Express

30/06/2024 11:34

Nga VMRO-DPMNE përmes në njoftimi theksojnë se kryeministri Mickoski dhe Qeveria e VMRO-DPMNE-së dëshmojnë përgjegjësi për kategorinë më të moshuar.

Sipas tyre, në javën e pare të mandatit, Qeveria e VMRO-DPMNE-së mori vendim për rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë për të gjithë pensionistët.

Lexo Edhe:

“Mbi 300 mijë qytetarë do të kenë pensione më të larta për 5.000 denarë, përkatësisht pensioni më i vogël do të jetë 15.600 denarë, ndërsa pensioni mesatar do ta tejkalojë pagën minimale në shtet”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata sqarojnë se rritja e pare prej 2.500 denarë do të jetë gjatë muajit shtator, kurse rritja tjetër do të jetë në mars të vitit 2025.