string(66) "mbipesha-dhe-obeziteti-te-njohim-dhe-te-luftojme-semundjen-moderne"

Mbipesha dhe obeziteti, të njohim dhe të luftojmë sëmundjen “moderne”

Shneta

Gazeta Express

20/12/2021 14:37

MBIPESHA DHE OBEZITETI, TË NJOHIM DHE TË LUFTOJMË SËMUNDJEN “MODERNE”!

Problemet shëndetësore të shkaktuara nga mbipesha përbëjnë një barrë të rëndë, si për individin ashtu dhe për shoqërinë.

Lexo Edhe:

Prandaj është e nevojshme dhe e domosdoshme parandalimi i tij që në moshë të vogël dhe marrja e masave paraprake. Pra, me zhvillimet teknologjike njerëzit kanë filluar të bëjnë një jetë passive.

Obeziteti është sot, një prej sëmundjeve më të përhapura dhe më shqetësuese në mbarë botën. Për më shumë arsye, shifrat e të prekurve nga kjo patologji, apo shtimi në mënyrë të pakontrolluar i peshës, është përhapur me ritme të shpejta në vendet të cilat kanë zhvillim të lartë industrial.

Me ritme të frikshme, kjo patologji është përhapur edhe në radhët e moshave të vogla, fëmijëve dhe kreysisht buron ose nga faktorët gjenetikë, ose nga kequshqyerja.Shumë njerëz vuajnë nga obeziteti, mirëpo jo të gjithë e kanë të qartë konkretisht se çfarë përfaqëson kjo patologji, sa e rrezikshme është ajo në vetvete, por edhe se si obeziteti bëhet faktor kryesor në shfaqjen e sëmundjeve të tjera të rënda, sikurse është edhe diabeti, apo problemet me tensionin. Obezitet quhet teprica e masës dhjamore të organizmit.

Ai shkaktohet nga çekuilibri midis marrjes dhe shpenzimeve të kalorive. Kemi dy tipa të obezitetit: obezitetin android (mashkullor) dhe ato genoid (femëror).

Ndjekja e obeziteti kërkon të bëhen një sërë ekzaminimesh për të përcaktuar etiologjinë, komplikacionet dhe mjekimin. Si të kuptojmë se jemi mbipeshë?Metoda e referencës për të përcaktuar mbipeshën është indeksi i masës trupore (BMI) Body Mass Index.

Për llogaritjen e tij përdoren pasha dhe gjatësia dhe prandaj është e lehtë të llogaritet nga vetë personat, MBI = pasha (në kg) / gjatësinë në katror (m2). Vlerat normale janë tek burrat MBI 20 deri 25 dhe tek gratë BMI 19 deri 24. Mbipesha mesatare BMI më e ulët se 30, kurse vlera është më e lartë se 30, kemi të bjemë me një person obez.

Pasojat dhe mjekimi i obezitetitPasojat janë të shumta si insufiçienca koronare, pra bllokimi i arterieve dhe për pasojë mosfurnizimi i mjeftueshëm i zemrës me gjak, hipertensioni arterial, diabeti, çrregullime të yndyrnave, insufiçienca kardiake, arteropatitë, dëmtime të enëve të gjakut, komplikacione të frymëmarrjes, komplikacione të kockave, infeksione të shpeshta të lëkurës të rrugëve të frymëmarrjes dhe ato urinare dhe komplikacionet psiqike.

Aktiteti fizik

Aktiviteti fizik i rregullt ndihmion në mbajtjen e trupin të shëndetshëm. Njerëzit duhet ë përfshihen në një aktivitet të rregullt fizik gjatë gjithë jetës së tyre.

Të paktën 30min / ditë aktivitet i rregullt fizik me intensitet të moderuar ul riskun për sëmundje kardiovaskulare, diabet, kancerin e zorrës dhe gjirin dhe mund të kërkohet më shumë aktivitet fizik për të kontrolluar peshën trupore.

Mbështetja psikologjikeMbështetja psikologjike është një pjesë thelbësore e një trajtimi të suksesshëm të obeziteti.

Trajtimi kirurgjikal

E vetmja mënyrë efektive për të luftuar këtë epidemic të obezitetit është të bëjmë ndryshime në atë që ne ushqehemi dhe të praktikojmë disa ushtrime fizike në aktivitetin e përditshëm dhe rezultati do të jetë një stil jetese i balancuar.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit. Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Për termine kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en

/Artikull i Sponsorizuar/