Mblidhet Bordi i FBK-së, i merr disa vendime - Gazeta Express
string(43) "mblidhet-bordi-i-fbk-se-i-merr-disa-vendime"

Basketboll

Gazeta Express

28/12/2023 13:47

Mblidhet Bordi i FBK-së, i merr disa vendime

Basketboll

Gazeta Express

28/12/2023 13:47

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbledhur së fundmi, ndërsa e ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, i ka marrë disa vendime.

Prej tyre, janë miratuar disa raporte dhe draft-plane, ndërsa janë aprovuar pjesërisht disa kërkesa, e plotësisht kërkesa e KB Pejës për të marrë pjesë në Ligën Ballkanike, shkruan “Gazeta Express”.

Në vijim mund t’i lexoni vendimet e marra në mbledhjen e Bordit të FBK-së:

– E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023

– E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën Janar – Nëntor 2023

– E ka miratuar Draft Planin e Veprimit për vitin 2024

– E ka miratuar Draft Planin e Marketingut 2024

– E ka miratuar Draft Planin Financiar 2024

– Ka vendosur të hap konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024

– E ka miratuar plotësim ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së

– Ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superliga Femrat

-Ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin Zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person)

– E ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK

– E ka emëruar Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës

– E ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3×3 Prishtina

– E ka miratuar pjesërisht kërkesën e basketbollistit të Kosova 3×3, Bardh Rexha

– E ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike

– E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement