Mbrëmja e boksit e Haxhi Krasniqit shndërrohet në komedi - Gazeta Express
string(56) "mbremja-e-boksit-e-haxhi-krasniqit-shnderrohet-ne-komedi"

Boks

Gazeta Express

06/08/2023 14:54

Mbrëmja e boksit e Haxhi Krasniqit shndërrohet në komedi

Boks

Gazeta Express

06/08/2023 14:54

Dje u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin.

Por, mbrëmja e shumëpritur u shndërrua në një komedi.

Gjatë dueleve të njëpasnjëshme, pati disa episode mjaft të çuditshme, ndërsa në tetë meçet e zhvilluara, të gjitha u fituan nga boksierët shqiptarë.

Boksierit shqiptar, Bernardin Jakajt iu dha fitorja me vendim unanim nga tre gjyqtarët, ndonëse në sytë e të gjithë publikut fitorja i takonte argjentinasit, Markos Karalitzky.

Karalitzky e dominoi meçin ndaj Jakajt, por ishte e pamjaftueshme për të fituar në fund.

E në duelin e parafundit, kundërshtari i Armend Xhoxhajt tentoi të luante zbathur.

Pas këtij veprimi, ai u diskualifikua nga gjyqtari, i cili ia dha fitoren Xhoxhajt, që deri në atë moment pati paraqitje mjaft të mirë.

Qershia mbi tortë ishte dueli kryesor i mbrëmjes, ai mes Haxhi Krasniqit dhe boksierit algjerian, Nadjib Mohammedi.

Përgjatë nëntë raundeve, Mohammedi ishte fituesi në sytë e publikut, duke e dominuar totalisht Krasniqin.

Por, në raundin e parafundit, ai diskualifikohet nga gjyqtari Ajet Rrecaj për goditje të palejuara.

Kësisoj, Haxhi Krasniqi iu gëzua triumfit të shumëpritur në shtëpinë e tij, por jo edhe opinioni publik.

Ky veprim i gjyqtarit Rrecaj ka ngjallur reagime të shumta në opinion, të cilët po e konsiderojnë si fitore të pamerituar të Haxhi Krasniqit.

Ky i fundit u mundua ta arsyetonte fitoren e tij duke thënë se kundërshtari boksoi shumë pisët dhe në mënyrë josportive.

Ndërkohë, Mohammedi u shpreh i pakënaqur, duke thënë se kurrë nuk ka parë një korrupsion të tillë.

Madje, ai pas meçit u shpreh i gatshëm që të boksojë sërish me Krasniqin në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement