Mbreti u dërgua në spital të enjten pasdite në lidhje me trajtimin e tij ndaj kancerit dhe si rezultat i është dashur të shtyjë me “keqardhje” aktivitetet e tij të së premtes, ka njoftuar Buckingham Palace.
Madhëria e tij do të udhëtonte në Birmingham për një ditë të plotë aktivitetesh dhe takimesh, por kjo tani është shtyrë me këshilla mjekësore pasi ndihmësit e pallatit kërkojnë të mbrojnë dhe t’i japin përparësi rikuperimit të tij të vazhdueshëm.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham konfirmoi se Mbreti tani ishte kthyer në Clarence House, rezidenca e tij në Londër, pas udhëtimit të tij në spital.
“Pas trajtimit të planifikuar dhe të vazhdueshëm mjekësor për kancerin këtë mëngjes, Mbreti përjetoi efekte anësore të përkohshme që kërkonin një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital. Prandaj, angazhimet e pasdites së Madhërisë së Tij u shtynë. Ai tani është kthyer në Clarence House dhe si masë paraprake, duke vepruar sipas këshillave mjekësore, programi i axhendës së nesërme do të riplanifikohet. Madhëria e tij dëshiron t’u kërkojë falje të gjithë atyre që mund të jenë të bezdisur ose të zhgënjyer si rezultat i këtij vendimi”, tha zëdhënësi i pallatit mbretëror.
Charles pritet të udhëtojë në Itali për pak më shumë se një javë dhe burimet e pallatit mbretëror kanë treguar se ky vazhdon të jetë ende plani.