Mbyllen Lojërat Evropiane, Kosova s’e fiton asnjë medalje - Gazeta Express
string(55) "mbyllen-lojerat-evropiane-kosova-se-fiton-asnje-medalje"

Sport

Gazeta Express

03/07/2023 13:19

Mbyllen Lojërat Evropiane, Kosova s’e fiton asnjë medalje

Sport

Gazeta Express

03/07/2023 13:19

Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakowit, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, i cili u mbajt prej 22 qershorit deri më 1 korrik në rajonin e Krakows dhe të Malopolskasë në Poloni.

Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili e falënderoi Poloninë për organizimin e shkëlqyer.

Për herë të parë, ekipi i Kosovës i mbylli Lojërat pa fituar medalje, ndërsa arritja më e madhe ishte vendi i pestë me boksieren, Donjeta Sadiku, si dhe hyrja në tetë më të mirët e tekbollistit, Adrien Uka.

Ekipi kosovar u përfaqësua me 38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement