Xhiroja e 26-të e Superligës së Kosovës po vazhdon edhe sot me dy ndeshje.
Momentalisht po luhet në Podujevë e Ferizaj, shkruan Gazeta Express.
Në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi po i bën konak Ballkanit.
Llapjanët e Tahir Batatinës po fitojnë 1-0 në 45-minutëshin e parë.
Golin e shënoi Ardit Tahiri nga pika e bardhë në minutën e 28-të.
Në Ferizaj, gjithçka është e barabartë pas pjesës së parë.