Në ndeshjen e xhiros së 5 të Ligës së Konferencës, AZ Alkmaar mbyll pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua nga kapiteni i holandezëve, Mijnans, në minutën e 17-të.
Ndeshja nisi me energji, ku të dy skuadrat krijuan raste të pastra për shënim.
Megjithatë, gjatë 45 minutave të para, AZ Alkmaar dominoi në terren, duke mbajtur më shumë topin dhe kontrolluar ritmin e lojës, ndërsa Drita nuk arriti të impononte lojën e saj dhe të krijonte kërcënime serioze ndaj portës kundërshtare.
Pjesa e dytë pritet të sjellë përpjekje nga Drita për të barazuar shifrat dhe për AZ Alkmaar mundësi për të thelluar epërsinë. /GazetaExpress