Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e këtij edicioni në Ligën Ballkanike.
Hapoel Beer Sheva/Dimona i mbylli 20 minutat e parë në epërsi, me rezultatin 59:53, shkruan Gazeta Express.
David Efiyani dhe Ben Moore ishin dy basketbollistët më të dalluar te izraelitët. Të dy shënuan nga 15 pikë.
Te Peja më i dalluari ishte David Joseph me 20 pikë.
Ai u ndihmua edhe nga Brad Waldow e Jalen Tate, që shtuan nga 12 pikë secili.